Pas dëshmisë së vëllezërve Gentian dhe Indrit Beqiraj Beqiri, të cilët implikojnë Kasandër Nogën, si organizator të atentatit mafioz në Don Bosko, ku një person mbeti i vrarë dhe katër u plagosën, prokuroria e Tiranës kërkon dëshminë e njeriut të njohur të botës së krimit.
Ish-autori i masakrës së Sanatoriumit në vitin 2000 ndodhet në burg në Vjenë, pasi u arrestua si organizator i atentatit ndaj hasmit të tij të përbetuar Erion Hasanbelliu në Belgjikë, i cili iu mbijetoi breshërive të plumbave. Por, teksa Noga ndodhej në burg në Austri, në Durrës u vunë në pranga vëllezërit Beqiraj, të dyshuar si pjesë e një grupi vrasësish me pagesë, të cilët e implikojnë ish-oficerin e forcave speciale në disa krime të rënda.
Mes të tjerash, dy vëllezërit, të cilët vendosën të bashkëpunojnë me institucionet e drejtësisë, iu thanë hetuesve se atentatin e 4 janarit 2021 në Bon Bosko, ku u vra Erjon Çela, dhe u plagosen vëllai i tij, Blerim Çela, Arben Dani, Azbi Selimaj dhe Edmond Crroj e kishte urdhëruar Kasandër Noga. Në dëshmi ata pretendojnë se Kasandër Noga kërkonte vrasjen e kundërshtarit të tij, Geron Hasanbelliu, vëllai i Erion Hasanbelliut, por në momentin e ngjarjes, objektivi u ngatërrua dhe u vra një person i pafajshëm, ndërsa edhe të plagosurit ishin po ashtu pa lidhje me objektivin.
Dëshmitarët e drejtësisë pretendojnë se krijuan të gjitha kushtet për realizimin e atentatit, si marrja e një shtëpie me qira, sigurimi i një automjeti që do të përdorej në ngjarje, por vrasjen e kreu Kevin Zeneli Suci, një prej njerëzve më të besuar të Kasandër Nogës. Për këto rrethana të dëshmuara nga vëllezërit e penduar, prokurorët kërkojnë me çdo kush dëshminë e autorit të masakrës së Sanatoriumit, pasi e konsiderojnë të domosdoshme për ecurinë e hetimit. deri më tani autoritetet austriake nuk i janë përgjigjur letërporposisë së prokurorisë shqiptare. ndërsa vijojnë hetimet për arrestimin e Kevin Zenelit, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar, jo vetëm për masakrën por edhe për atentatin e dështuar në Belgjikë ndaj Erjon Hasanbelliut.