Ballina Vendi Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, SPAK kërkon burg përjetë për Redjan Rrajën

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, SPAK kërkon burg përjetë për Redjan Rrajën

1

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar këtë të mërkurë burg përjetë për Redjan Rrajën. Rraja akuzohet nga prokuroria si ekzekutor në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

Ndërsa për Arjol Halilajn, SPAK sipas gazetares kërkoi 35 vjet burg. Ky i fundit akuzohet si ndihmës, pasi sipas prokurorisë është personi që mori me makinë pas atentatit.

Ngjarja ndodhi Nëntorin e 2019-s pranë mbikalimit të Shkozetit, në aksin rrugor Durrës-Tiranë. Nga atentati mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja, miku i tij Aleksandër Laho, i njohur si “Rumi i Shijakut”, si dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pas disa ditësh në spital.