Ballina Vendi Atentati me tritol, çfarë gjetën hetuesit në makinën e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj,...

Atentati me tritol, çfarë gjetën hetuesit në makinën e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, hapen kamerat e sigurisë në Tiranë

1
Hreh 768x518

Zbardhen të tjera detaje për atentatin e ditës së djeshme në Tiranë, ku mbeti i vrarë 27-vjeçari, Aleksandër Sadikaj.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se gjatë këqyrjes së vendngjarjes, policia gjeti e bllokoi me cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër pistolete te dëmtuar.

Specialistet me të mirë të IT,  të krimeve të rënda në Policinë e Shtetit dhe atë te Tiranës po këqyrin kamerat në kryeqytet për itenerarin e lëvizjes së Sadikajt.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në kryeqytet. Makina me të cilën po lëvizte i riu u hodh në erë me bombë të telekomanduar. Sadikaj u nxor nga mjeti i gjallë, por i gjymtuar, ndërsa për shkak të plagëve të shumta ai humbi jetën pak minuta më vonë në spital.

Aleksandër Sadikaj ishte emër i njohur për drejtësinë. Ai akuzohej për një plagosje të ndodhur më 9 korrik 2019 në një plazh në zonën pranë Kanalit të Cukës në Sarandë.

Po ashtu, në bashkëpunim me një person tjetër ai ka qëlluar me thikë 3 herë në krah dhe në gjoks një 40-vjeçar nga Vlora.