Ballina Bota Atentat ndaj Biden-it? Pak orë para vizitës së tij në Irlandën e...

    Atentat ndaj Biden-it? Pak orë para vizitës së tij në Irlandën e Veriut gjenden 4 bomba artizanale në një varrezë

    1

    Pak orë para vizitës së presidentit të SHBA-ve, Joe Biden në Irlandën e Veriut, autoritete vendase kanë gjetur 4 bomba artizanale në një varrezë.

    Policia në Irlandën e Veriut deklaroi se zbuloi katër bomba të improvizuara në një varrezë në Creggan, pranë Derry, vetëm disa orë përpara se presidenti amerikan Joe Biden të mbërrinte në vend.

    “Zbulimi i këtyre pajisjeve është një tjetër zhvillim ogurzi dhe shqetësues ,” tha zëvendës shefi i policisë Bobby Singleton në një deklaratë.

    Policia njoftoi se operacioni në varreza ka përfunduar dhe efektivët janë larguar nga zona.

     

     

    “Kolegët e Shërbimit Kundër Terrorizmit tani do të marrin përsipër hetimin,” shpjegoi Singleton.

    (BalkanWeb)