Ballina Vendi Artistja Hueyda El Saied nderohet me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti...

Artistja Hueyda El Saied nderohet me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti Meta (Pas vdekjes)

1

Tiranë- Artistja Hueyda El Saied nderohet me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti Ilir Meta.

Titulli iu dorëzua djalit të saj Gabriel dhe bashkëshortit Thierry nga vetë Presidenti në praninë e disa artistëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile.

“Kontributi shumë i pasur në art dhe përkushtimi i saj i vazhdueshëm human e për të drejtat e njeriut, dëshmojnë në thelb dëshirën dhe dashurinë e saj për jetën dhe për ta jetuar atë. Me mirënjohje të veçantë për përkushtimin e saj social e human, si gazetare dhe juriste, duke pasuruar karrierën e saj profesionale dhe angazhimin në

shoqëri, si dhe duke dëshmuar vlerat më të mira njerëzore”, shkruan presidenti Meta në rrjetin social “Facebook”.

Shkrimi i plotë:

Mes shumë emocioneve, vlerësova sot në praninë e dhjetëra artistëve, intelektualëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, një personalitet shumë të dashur për shqiptarët, një simbol të mirësisë dhe suksesit, që na mungon të gjithëve, artisten, juristen dhe aktivisten e shquar të të drejtave të njeriut, të paharruarën Hueyda El Saied.

Hueyda u largua shumë shpejt nga jeta, kur kishte ende shumë për të dhënë. Megjithatë ajo përmbushi me dinamizëm ciklin e një jete të tërë, plot arritje dhe shkëlqim.

Kontributi shumë i pasur në art dhe përkushtimi i saj i vazhdueshëm human e për të drejtat e njeriut, dëshmojnë në thelb dëshirën dhe dashurinë e saj për jetën dhe për ta jetuar atë.

Me mirënjohje të veçantë për përkushtimin e saj social e human, si gazetare dhe juriste, duke pasuruar karrierën e saj profesionale dhe angazhimin në shoqëri, si dhe duke dëshmuar vlerat më të mira njerëzore, i akordova Titullin “Mjeshtër i Madh”, duke ja dorëzuar djalit të saj të vogël Gabriel dhe bashkëshortit Thierry.

Gjithmonë do ta respektojmë kujtimin dhe trashëgiminë artistike të Hueyda El Saied, një model i përhershëm frymëzimi dhe referimi për të rinjtë.