Ballina Lajme Arrestohet pronari i pularisë në Shkodër,shiste vezë me marka të vjedhura, në...

Arrestohet pronari i pularisë në Shkodër,shiste vezë me marka të vjedhura, në pularinë e paregjistruar në Shkodër.

2

Një 55-vjeçar është arrestuar pasi prodhonte dhe shiste nën emërtimet e markave të tjera, vezë të pakontrolluara, në pularinë e paregjistruar në Shkodër.

55 vjeçari, banues në fshatin Bërdicë, Shkodër, u vu në pranga për veprat penale “Mashtrimi me produktet ushqimore”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paregjistruar në organet tatimore”.

Policia njofto se gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Bërdicë e Sipërme”, është konstatuar aktiviteti tregtar pulari, në pronësi të këtij shtetasi, i paregjistruar në organet tatimore.

Gjithashtu është shpallur në kërkim Drejtori i AKU i Shkodër Gjeke Sokoli, si dhe është proceduar në gjendje të lirë një tjetër(Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të Mjedisit, Shkodër, pasi dyshohet se, duke shpërdoruar detyrën, nuk kanë evidentuar aktivitetet e paligjshme të 55-vjeçarit.

Njoftimi i policisë