Ballina Lajme Arrestohet në Greqi i shumëkërkuari Laert Haxhiu

Arrestohet në Greqi i shumëkërkuari Laert Haxhiu

0

Laert Haxhiu, një nga të shumëkërkuarit e Policisë Shqiptare, është arrestuar në qytetin e Janinës në Greqi.

32-vjeçari është i dënuar në vendin tonë me 18 vjet burgim. Policia e Shtetit ka njoftuar zyrtarisht se arrestimi i Laert Haxhiut është bërë me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Ai u vu në pranga gjatë operacionit “Eksponenti” pas shkëmbimit të informacionit mes strukturave të Policisë së Shtetit, Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës.

32-vjeçari Haxhiu nga Lushnja u kap në Janinë me leje qëndrimi greke të falsifikuar me identitetin Mikis Askalidis32 vjeç lindur në Gjeorgji.

Laert Haxhiu është dënuar me 18 vite burgim nga gjykata në vitin 2017 për masakrën e Lushnjes ku mbetën të vrarë 2 persona dhe u plagosën 2 të tjerë. Ai akuzohet për veprat penale vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Laert Haxhiu njihet si rival i bandës së Aldo Bares.