Ballina Lajme Arrestohet ish-drejtori i policisë kufitare në Dhërmi?

Arrestohet ish-drejtori i policisë kufitare në Dhërmi?

1

Policia arerstoi sot Sokol Bode, ish-drejtor i policisë kufitare në Dhërmi.

Mësohet se prej 5 vitesh Bode fshihej në Angli.

Në viitn 2017, kur dhe u shpall në kërkim nga Policia e Shtetit, Sokol Bode arriti të arratisej nga pika kufitare e Muriqanit dhe të shkonte në Mbretërinë e Bashkuar, ku jetoi për pesë vite.

Por, këtë sezon veror, i dënuari me 12 vite burg për bashkëpunim me grupin Habilaj në trafikun e drogës, erdhi në Shqipëri. Konkretisht, ai u vendos në Mimias të Beratit, fshat ku edhe ka lindur. Informacioni që Bode ishte kthyer në vendlindje ka mbërritur edhe në ‘veshët’ e Policisë së Shtetit. Për këtë arsye, Forcat Operacionale organizuan dhe finalizuan operacionin për ta vënë në pranga. Bode u transportua drejt Tiranës. Ish-shefi i Policisë së Dhërmiut është dënuar nga GJKKO me 12 vite burg. Ai u dënua në mungesë në prill të këtij viti. Bode dyshohet se ka bashkëpunuar me Gjergj Kohilën, një tjetër zyrtar policor që u dënua me 12 vite burg për bashkëpunim me Habilajt. Kohila u vetëdorëzua në dhjetor të vitit të kjaluar dhe GJKKO vulosi dënimin e tij. Kohila do të qëndrojë vetëm 8 vite në qeli pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. E njëjta gjë vlen dhe për Bo