Ballina Bota Arrestohet ish-bashkëshortja japoneze e ikonës së Formula 1, po priste në hotel...

    Arrestohet ish-bashkëshortja japoneze e ikonës së Formula 1, po priste në hotel një pako me drogë

    1

    Modelja Xhesika Miçibata, ish-bashkëshortja e pilotit të F1, Xhenson Baton, është arrestuar në Japoni për posedim droge.

    38-vjeçarja u arrestuar pasi një pako me drogë mbërriti në hotelin ku ajo po qëndronte me një të njohur të saj.

    Miçibata i ka mohuar akuzat, sipas mediave të huaja.

    Një oficer doganor tha se gjeti drogën në fshehur në një pako që vinte nga jashtë vendit për në Japoni. Adresa ku do dërgohej pako ishte hoteli ku po qëndronte modelja në Tokio.

    Pas zbulimit të drogës hetuesit bastisën hotelin dhe arrestuan Miçibata si edhe të njohurin e saj.

    Miçibata aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara ku punon si modele. Ajo ka lindur në Japoni dhe ishte rikthyer në atdhe kur u arrestua.

    Modelja u takua me pilotin e F1, Xhenson Baton në vitin 2008 në një bar hoteli në Tokio dhe nisën lidhjen tetë muaj më vonë.

    Baton i propozoi në ditën e Shën Valentinit në 2014-ën, me një unazë me vlerë 250.000 paund. Ata u martuan në një ceremoni luksoze në Havai po atë vit. Megjithatë çifti i dhanë fund martesës vetëm 1 vit më vonë.

    Modelja u lidh me producentin amerikan Ken Kao pasi mori pjesë në një premierë filmi me të në 2017-ën. Po atë vit, ajo solli në jetë vajzën e saj Xhoi, por identiteti i babait të fëmijës nuk dihet.

    Marrëdhënia me Ken Kao, i cili bashkëthemeloi një kompani produksioni me yllin e Hollivudit Rajan Gosling, zgjati deri në vitin 2021.

    Kao është djali i vetëm i multimiliarderit Min Kao, i cili bashkëthemeloi gjigantin GPS Garmin.

    (BalkanWeb)