Ballina Vendi Arrestohet drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani, kërkohej në Spanjë për...

Arrestohet drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani, kërkohej në Spanjë për vjedhje me dhunë që prej 2013

1

Policia e Lezhës ka vënë në pranga Drejtorin e Ujësjellëti të kurbinit Alfred Prodani. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Prodani është arrestuar për llogari të INTERPOL pasi dyshohet se ka kryer vjedhje ne Spanjë. Edhe pse para disa kohesh Prodani është akuzuar nga ish kryeministri Berisha në 2019 për  vjedhje, por ai i ka mohuar këto akuza. Burime bëjnë me dije se arrestimi është  provizor me qëllim ekstradimi.”Në kuadër të operacionit policor të koduar “Coruna”, forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe arrestuan në qytetin e Laçit, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, shtetasin A. P., 41 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës”, njofton Policia.