Ballina Vendi Arrestohet drejtori i komanduar i burgut të Reçit në Shkodër

Arrestohet drejtori i komanduar i burgut të Reçit në Shkodër

1

Arrestohet drejtori i komanduar në burgun e Reçit në Shkodër, Ervis Zika.

Gazetari i Abc Ermal Vija raporton se Zika u vu në pranga nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Gjykata e Shkodrës ka caktuar “arrest me burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ndërsa mbetet e paqartë për çfarë akuzohet Zika.

U ekzekutua urdhëri i Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër me Nr.262 datë 25.04.2022, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest me burg“ dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 238 dhe 240/a të K.Pr. Penale, ndaj shtetasit Ervis Zika“, thuhet në informacionin paraprak.

Momentalisht nuk ka detaje të tjera rreth këtij arrestimi. Pritet që pas arrestimit të zbardhen edhe detaje lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të.