Ballina Lajme Arrestohet basketbollisti shqiptar në Holandë për grabitje me dhunë

Arrestohet basketbollisti shqiptar në Holandë për grabitje me dhunë

1

Tre të rinj mes të cilëve edhe një i ri shqiptar, lojtar i kombëtares shqiptare të basketbollit të të rinjve dyshohet se janë përfshirë në vjedhjen me dhunë të një telefoni në Vilvoorde të Holandës.

Personi që u grabit kishte nxjerrë telefonin e tij në shitje në internet dhe kishte një takim me një blerës të interesuar më 27 prill 2021. Në momentin kur blerësi i supozuar doli, menjëherë spërkati me spraj djegës viktimën në fytyrë.

Megjithatë, viktima ishte në gjendje të jepte një përshkrim të personit që e sulmoi dhe të makinës me të cilën ai u largua. Kjo i çoi hetuesit te i riu me iniciale H.B., një basketbollist 22-vjeçar që jeton në Bruksel, i cili luan për kombëtaren shqiptare të të rinjve.

Policia po ashtu ka mundur të identifikojë dy të dyshuar të tjerë, A.C. 21 vjeç dhe A.I.C. 21 vjeç. Ky i fundit ka rrëfyer se e kishte kryer vjedhjen, por deklaroi se A.C. kishte dijeni për planet e tij.

Ndërkohë, prokurorët kërkuan një shërbim komunitar prej 200 orësh ose një dënim me burg prej 14 muajsh të ndarë mes të treve.