Ballina Vendi Arrestohet autori i atentatit te administratorit të shkollës në Tirane!

Arrestohet autori i atentatit te administratorit të shkollës në Tirane!

1


Është arrestuar autori që qëlloi me tre plumba drejt makinës së administratorit të një shkolle private në Tiranë, Lulzim Masha.

Policia njofton se ka arrestuar 31-vjeçarin, Skedri Tasi, i cili akuzohet për Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.

Më datë 18.01.2022, Skerdi Tasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Lulzim Mashës.

Administratori i shkollës private në Tiranë i ka parë lëvizjet e autorit, ndërsa në dëshmi ka thënë se ai nuk i ka folur fare por e ka qëlluar direkt. 63 vjeçari ka rrëfyer identitetin e autorit, por nuk dihet ende emri pasi ai nuk e ka njohur. Para hetuesve, 63-vjeçari, është shprehur se autori është rreth 25 vjeç dhe me mjekër.

Masha po udhëtonte i vetëm në makinë kur autori ka qëlluar drejt makinës së tij. Drejt tij është qëlluar me 3 plumba, ku 2 prej plumbave kanë kapur makinën tip “Benz” me të cilin po lëvizte Masha. Burime bëjnë me dije se arma e përdorur është e kalibrit të vogël, jo me silenciator. Në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorit të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit:

– S. T., 31 vjeç, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas me datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç.

/abcnews.al/