Ballina Vendi Arrestohet 30 vjecari, qe qellloje me automatik ne drejtim te nje makine...

Arrestohet 30 vjecari, qe qellloje me automatik ne drejtim te nje makine ne Petove.VIDEO

1

Kapet autori i ngjarjes së mbrëmshme në fshatin Petovë, Fier. Finalizohet me sukses nga Policia, operacioni i koduar “Ndjekja”. Vihet në pranga 30-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës, i cili gjuajti me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar. Sekuestrohet arma e krimit automatik, një thikë dhe municion luftarak. Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Petovë, Fier, shtetasi A.(M). Ç., 30 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. S., pasi qëlloi me armë zjarri automatik në drejtim të automjetit tip “Ford” në pronësi të shtetasit M. S., 64 vjeç, është larguar nga vendngjarja. Pas njoftimit të marrë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe dy grupe të FNSH Fier kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit i cili duke përfituar nga errësira ka arritur të fshihej në pyll dhe të strehohej më pas në një banesë të pabanuar të një familjari të tij. Pas disa orëve ndjekjeje dhe falë angazhimit dhe kontrolleve të shumta të kryera nga forcat e Policisë së DVP Fier dhe Komisariatit të Policisë Fier, në rrugë dhe në ambiente ku dyshohej se autori A. (M). Ç. mund të fshihej, u bë e mundur ditën e sotme kapja e tij dhe gjetja e armës me të cilën ka gjuajtur 30-vjeçari. Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” i shtetasit A.(M). Ç., 30 vjeç, banues në Petovë, Fier, i dënuar më parë për vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim. Materialet do i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.