Ballina Vendi Arrestohet 21-vjeçarja, administratore e qendrës së masazhit ku ushtrohej prostitucion

Arrestohet 21-vjeçarja, administratore e qendrës së masazhit ku ushtrohej prostitucion

1

Një 21-vjeçare e identifikuar si S.H., është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi kishte kthyer qendrën e masazhit në ambient ku ushtrohej prostitucioni. Gjithashtu arrestohen në flagrancë punonjësja e qendrës së masazheve, së bashku me një klient.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, si dhe pas transmetimeve të pamjeve filmike në një nga emisionet investigative, u finalizua operacioni policor i koduar “Camouflage 22”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– S. H., 21 vjeçe, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

– E. Y., 26 vjeçe dhe L. V., 25 vjeç, për veprën penale “Prostitucioni”.

S. H. administronte një qendër masazhesh në rrugën “Luigj Gurakuqi”, në të cilën kishte punësuar shtetasen E. Y., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.