Ballina Vendi Arrestohen disa shtetas per vepra te ndryshme penale

Arrestohen disa shtetas per vepra te ndryshme penale

1

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin A. S., 58 vjeç, pasi duke djegur barëra të thatë në tokën e tij, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur disa rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit P. Ll. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi V. Dh., 33 vjeç, banues në Gradishtë, pasi pas një konflikti të çastit, i ka thyer xhamin e makinës shtetasit M. B., 48 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.