Ballina Lajme Arrestohen 7 shqiptarë në Spanjë për drogë, një 25-vjeçar humb jetën teksa...

Arrestohen 7 shqiptarë në Spanjë për drogë, një 25-vjeçar humb jetën teksa tentonte t’i arratisej policisë

1

Shtatë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle për trafik droge. Ata u kapën gjatë një aksioni policor në Valencia, ku ndër të tjera humbi jetën edhe një 25-vjeçar.

Ai ka vrapuar dhe më pas ka hipur në çatinë e fermës ku kultivohej marijuana, por teksa tentonte t’i arratisej policisë ai ka rënë nga lartësia.

I riu është dërguar menjëherë në spital por nuk ka mundur të mbijetojë. 25-vjeçari ishte i përfshirë në trafikun e drogës së bashke me personat e tjerë.

Mediat dhe autoritetet spanjolle nuk bëjnë të ditur nëse i riu ishte me origjinë nga Shqipëria por, bëjnë të qartë se grupi i të arrestuarve ishin të gjithë shqiptarë.

Agjentët zbuluan pas kontrolleve se pjesa e brendshme e ndërtesës ishte një fermë industriale droge me një plantacion të madh marihuane. Policët kontrolluan edhe kuvertën e anijeve aty pranë dhe arrestuan shtatë persona, të gjithë me origjinë shqiptare. /abcnews.al