Ballina Lajme Politike Arrestimi i sekretares së përgjithshme të MSH, Balla: Është arritje, iku koha...

Arrestimi i sekretares së përgjithshme të MSH, Balla: Është arritje, iku koha kur urdhrat e prokurorisë nuk ekzekutoheshin

0

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla komentoi arrestimin e sekretares së përgjitshme të ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Për Ballën arrestimi është një arritje.

Sekretarja e Përgjithshme është në burg dhe përgjegjësitë juridike, penale janë personale. Për mua është arritje që arrestohet një sekretare e përgjithshme, sepse koha kur urdhrat e prokurorisë për vrasje nuk zbatoheshin, e mbani mend apo jo. Për vrasje, lëshoi prokuroria urdhër për komandantin e gardës, nuk zbatohej urdhri. Drejtori i përgjithshëm i tatimeve për zhdukje të një shqiptari të Kosovës që kishte regjistruar takimet e Saliut, nuk zbatohej urdhri dhe qëndronte drejtor tatimesh nga shtëpia se ishte në arrest shtëpie. Kjo ishte drejtësia juaj dhe vini thoni pse arrestohet. Po shumë mirë që arrestohet“, tha Balla.