Ballina Bota Arratisja e çmendur i merr jetën të riut shqiptar, shoku pasagjer dënohet...

    Arratisja e çmendur i merr jetën të riut shqiptar, shoku pasagjer dënohet me burg: Si ndodhi aksidenti

    1

    “Arratisja e çmendur” në timon i ka marrë jetën të riut shqiptar Redon Abazi në Itali. Sipas medieve italiane 26-vjeçari shqiptar humbi jetën gjatë arratisjes nga policia më 7 Qershor, në Boshtin Median, në kryqëzimin Gricignano d’Aversa.

    Miku i tij, Behar Roshi që ndodhej bashkë me të në makinë ka mundur që të shpëtojë por është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë në momentin kur ndodhi aksidenti.

    Gjatë arrestimit ai u ka bërë rezistencë policëve. Kësisoj gjykata ka dhënë ndaj tij dënimin me 4 vjet e 2 muaj burg për dënime të vjetra për rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe shkelje të rregullave të emigracionit.

    Gjatë seancës gjyqësore i riu shqiptar ka deklaruar se nuk ishte ai në timon për të shmangur fajin.

    I gjithë aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë. Roshi dhe Abazi nuk u ndaluan karabinierëve të cilët u kërkuan që të ndalonin, por drejtuan makinën si të çmendur.