Ballina Lifestyle & Showbiz Arjan Çani ikën me ‘Zonë e Lirë’ nga ‘Tv Klan’, vjen Luana...

Arjan Çani ikën me ‘Zonë e Lirë’ nga ‘Tv Klan’, vjen Luana Vjollca

4

 ‘Zonë e Lirë’ nuk do ta shohim më në TV Klan. Emisioni do të stacionohet në një televizion tjetër.

Pas më shumë se 10 vitesh në ekranin e TvKlan, Arjan Çanin do ta shohim dy herë në javë duke moderuar ‘Zonë e Lirë’ në Abcnews.

Kjo lëvizje e papritur lë kuriozë të gjithë shqiptarët që janë familjarizuar me emisionin e së premtes. Pyetjes së kush do të zërë hapësirën e show-t të premten në TvKlan, i ka ardhur fundi.

Luana Vjollca, e cila javë më parë la të aludohej se do të pozicionohej në TvKlan, është ajo e cila ka zgjedhur këtë media për të moderuar formatin e saj më të ri.

Nuk dihen më shumë detaje ndaj na mbetet të presim se çfarë ka rezervuar shtatori.