Ballina Sport Argjentina siguroi çerekfinalen e Botërorit, Messi relaksohet me familjen

Argjentina siguroi çerekfinalen e Botërorit, Messi relaksohet me familjen

1

Leo Messi festoi kualifikimin e Argjentinës në çerekfinalet e Kupës së Botës 2022 duke kaluar pak kohë me familjen.

Superylli i Paris Saint-Germain, Messi udhëhoqi Albiceleste në një fitore 2-1 ndaj Australisë të shtunën, teksa realizoi golin e parë përpara se asi i Manchester City, Julian Alvarez të vuloste fitoren.

Gruaja e kapitenit të Argjentinës, Antonella Roçuzzo, ndau një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet duke shijuar me bashkëshortin e saj në Katar triumfin e fundit.

Antonella postoi gjithashtu një foto të saj dhe të shtatë herë fituesit të Topit të Artë së bashku me djemtë e tyre Thiago 10, Mateo 7 dhe Ciro, 4 vjeç.

Ttttttt
Rrrr