Ballina Lifestyle & Showbiz Arbana Osmani publikon foton e parë nga dasma me Eduart Grishajn

Arbana Osmani publikon foton e parë nga dasma me Eduart Grishajn

2

Arbana Osmani ka publikuar foton e parë nga dasma shumë private me Eduart Grishajn. Çifti shfaqen duke u puthur teksa qëndrojnë vetëm para kishës.

Arbana ka veshur një fustan nga Zuhair Murad, stilisti i famshëm i yjeve botërore. Ky stilist ka veshur personazhe si Adriana Lima, Halle Berry apo Jennifer Lopez, me këtë të fundit që ka veshur edhe në një prej filmave të saj, pikërisht një fustan nusërie.   Kurse Eduarti shihet me një smoking elegant me pantallonat të zeza dhe xhaketë të bardhë.

“Bashkë ne të dy

Një javë më parë festuam dashurinë me njerëzit tanë më të afërt në një lumë emocionesh e lotësh gëzimi.
Kanë qenë ditë të paharrueshme për ne dhe na u desh pak kohë të mbledhim veten nga emocionet dhe të ishim gati të ndanim edhe me ju këtë moment, si një falenderim që jeni gjithmonë pranë nesh, në të mirë e në të keq.

Faleminderit të ftuarve tanë të zemrës që ato ditë braktisën telefonat dhe shijuan bashkë me ne një fundjavë të bukur duke respektuar dhe dëshirën tonë për ta mbajtur këtë festë private.

Faleminderit Zotit për gjithçka

Vetëm bekime për të gjithë ju; Gjithmonë”-shkruan Arbana.