Ballina Vendi Aqif Rakipi në listën e zezë të SHBA, reagon i biri deputet:...

Aqif Rakipi në listën e zezë të SHBA, reagon i biri deputet: Babai im super i pastër, s’ka rekorde kriminale. I gatshëm të jap dhe dorëhqjen

1

Deputeti i PS-së Orlando Rakipi, djali i ish-deputetit Aqif Rakipi ka reaguar për vendimin e SHBA-ve që sanksionon babain e tij.

Ai tha para mediave se ishte i gatshëm që të jepte dorëheqje nga posti i deputetit, ndërsa hodhi poshtë akuzat se babai i tij kishte rekorde kriminale.

“Jam dhe me emocione. Kemi lindur ne demokraci, jam pro amerikan dhe babai im po ashtu. Se di ca është ai lloj vendimi. S’na ka ndodhur kurrë ajo gjë. Babai im është super i pastër. Mund ta shihni s’ka asnjë rekord kriminal dhe se çfarë flitet. S’kemi lidhje me atë pjesë, që na thonë kriminel. Ne jemi të pastër, babai im është i pastër. ka ikur nga politika për diçka. Jam i hapur të bëjë gjithçka.”, tha ai.