Ballina Vendi Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Myzeqeja”, feston përvjetorin me një premier...

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Myzeqeja”, feston përvjetorin me një premier magjike!

3

Ansambli i këngëve dhe valleve “Myzeqeja” festoi përvjetorin e tij. Në një natë të magjishme, në skenën e teatrit “Bylis”, kënduan, vallëzuan, u kujtuan, ata që ndër vite vunë gurë themeli në krijimin e Ansamblit “Myzeqeja”.

Një plejadë e tërë artistësh fierakë, të larguar, të moshuar deri tek më të rinjtë, sollën live atmosferën e jashtëzakonshme të valleve myzeqare dhe të këngëve qytetare fierake.