Ballina Lifestyle & Showbiz Angelina Jolie befason ukrainasit, viziton Lviv në mes të sulmeve ruse

Angelina Jolie befason ukrainasit, viziton Lviv në mes të sulmeve ruse

1

Aktorja Angelina Jolie ka befasuar ukrainasit, pasi është parë ditën e sotme në Lviv. Ylli i Hollivudit është parë në një kafe në Lviv. Jolie përshëndeti me dorë të pranishmit në kafe të cilët po e filmonin me telefon, madje disa prej tyre i kërkuan edhe autograf.’Asgjë speciale. Vetëm Lviv. Unë shkova vetëm për të pirë kafe. Thjesht Angelina Jolie. Ukraina po mbështetet nga e gjithë bota”, ka shkruar Maya Pidhorodetska.