Ballina Bota Anëtarësimi i Ukrainës në BE/ Zelensky optimist: Negociatat mund të fillojnë brenda...

    Anëtarësimi i Ukrainës në BE/ Zelensky optimist: Negociatat mund të fillojnë brenda vitit

    1

    Presidenti i Ukrainës , Volodymyr Zelensky është shprehur optimist që negociatat zyrtare për anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian të fillojnë në vitin 2023.

    Për çfarë ramë dakord realisht sot? Ka konsensus për faktin se është e mundur të fillojnë negociatat e anëtarësimit këtë vit. Sonte, mund të themi se Ukraina po bën përparim drejt qëllimit të saj”, tha ai në fjalimin e tij të përditshëm duke iu referuar rezultateve të samitit BE-Ukrainë të mbajtur në Kiev. “Ne diskutuam dhe tashmë po diskutojmë si anëtarë të komunitetit evropian”, shtoi ai.

    Në kryeqytetin ukrainas, ku sirenat e sulmit ajror u dëgjuan dy herë sot, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel  ka mbështëtur fort antarësimin e Ukrainës ndërsa ka theksuar  se “Ukraina është BE, BE është Ukraina,” tha Michel.

    Ushtria ruse po sulmon në katër drejtime në Donbass, Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës kanë zmbrapsur sulmin e armiqve në zonat e 9 vendbanimeve.

    Ndërkohë Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në raportin e tij të mëngjesit lajmëroi se ushtria ruse ka nisur operacione sulmuese në drejtimet Lyman, Bakhmut, Avdiiv dhe Novopavliv. Një ditë më parë, trupat ruse kryen 20 sulme ajrore veçanërisht në infrastrukturën civile në rajonet e Kharkiv dhe Mykolaiv.

    /rtsh.al/