Ballina Vendi Aneksimi i katër rajoneve të Ukrainës,Peleshi: Kundërshtojmë këtë veprim të Rusisë, qëndrimi...

Aneksimi i katër rajoneve të Ukrainës,Peleshi: Kundërshtojmë këtë veprim të Rusisë, qëndrimi i Shqipërisë i qartë

1

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, lodhur me aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia. Peleshi e cilëson këtë si një veprim të paligjshëm ndërsa thotë se qëndrimi i Shqipërisë është i qartë, krah SHBA, BE e NATO.

“Aneksimi i katër rajoneve të Ukrainës është i paligjshëm.  Qëndrimi i Shqipërisë është i qartë, ashtu si ai i SHBA, Bashkimit Evropian, NATO-s dhe shteteve të tjera demokratike. Kundërshtojmë pa mëdyshje këtë veprim të njëanshëm të Rusisë, që shkel hapur të drejtat themelore të Ukrainës për pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial.

“Aneksimi i katër rajoneve të Ukrainës është i paligjshëm. Qëndrimi i Shqipërisë është i qartë, ashtu si ai i SHBA, Bashkimit Evropian, NATO-s dhe shteteve të tjera demokratike. Kundërshtojmë pa mëdyshje këtë veprim të njëanshëm të Rusisë, që shkel hapur të drejtat themelore të Ukrainës për pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial”, deklaron Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.