10 Gusht, 2022 16:09
Një autoambulancë është përfshirë mesditën e sotme në një aksident në zonën e sheshit “Shqiponja”, në kryeqytet.
Nga fotot prej vendngjarjes mund të dallojmë qartë që në aksident është përfshirë edhe një mjet tip “Mercedes Benz” që ka përfunduar i përplasur me një prej shtyllave të ndriçimit në kryqëzim.
Janë ende të paqarta rrethanat e aksidentit, por e plagosur lehtë ka mbetur pacientja që po transportohej me ambulancë
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.08.2022, në afërsi të ish-sheshit “Shqiponja”, janë përplasur mjeti ambulancë me drejtues shtetasin E. D., 55 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin F. K., 33 vjeç.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë pasagjerja që ndodhej në ambulancë, shtetasja K. I., 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.