Ballina Vendi Alibeaj tregon pse u prish marrëveshja për Presidentin!

Alibeaj tregon pse u prish marrëveshja për Presidentin!

1

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ka konfirmuar se Partia Socialiste është tërhequr nga marrëveshja për zgjedhjen e presidentit të ri. Gjatë një dalje për media Alibeaj ka treguar arsyet që sipas tij e shtynë PS të tërhiqej.

Alibeaj është shprehur se e kishte parashikuar si do shkonte procesi i zgjedhjes së presidentit të ri, prandaj ka këmbëngulur që gjithçka të ishte publike.

“Ju më keni qortuar se kam qenë strik, e kam shkruar marrëveshjen me shkresë. pra kam ndjekur procedura që mund të kenë qenë bezdisëse. Prandaj kërkova medien që gjithçka të jetë në sytë e publikut. Kushtetuta të respektohet dhe të ketë një president që i takon shqiptarëve.