Ballina Vendi Alibeaj pas takimit me zyrtaren e DASH-it,prononcim per mediat: Më dha mbështetjen...

Alibeaj pas takimit me zyrtaren e DASH-it,prononcim per mediat: Më dha mbështetjen për një opozitë të fortë

1

Ka përfunduar pas rreth një ore takimi i zyrtares së lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Karen Donfried me Enkelejd Alibeajn.

Ky i fundit ka folur në një prononcim për mediet, ku është shprehur se ka marrë mbështetjen e zonjës Donfried për.

“Folëm për çështje të rëndësishme me të cilat Shqipëria po përballet siç është demokracia me gjithë strukturat e veta, zgjedhjet, krimi i organizuar..

Vendosmëria për të çuar përpara këto sfida, nuk mund të rrija pa diskutuar marrëdhënein e veçantë që SHBA ka me PD-në, me kënaqësi vura re mbështetjen e posaçme që kanë Amerika me PD-në.

Mora mbështeten e zonjës dhe DASH-it për opozitë të fortë pro amerikane dhe të qëndrueshme e cila sheh nga e ardhmja. Këto janë cështje të rëndësishme që preokupojnë PD-në.

Sfidat që diskutuam prekin gjithë Shqipërinë ky është prokupimi kryesor i PD-së.”- tha ai.

Alibeaj u pyet nga gazetarët nëse me zyrtarët amerikanë kishin folur për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Por ai iu shmang pyetjes duke thënë: “Në takimet diplomatike flitet për ato çështje që janë të rëndësishme për shqiptarët. Demokracia, shteti i së drejtës dhe lufta ndaj korrupsionit i interesojnë të gjithë shqiptarët.”