Ballina Vendi Alibeaj: Grupi i Berishës s’ka mbledhje nesër, institucione paralele. Do kenë mundësinë...

Alibeaj: Grupi i Berishës s’ka mbledhje nesër, institucione paralele. Do kenë mundësinë të shprehen për presidentin

1

Ndërsa Komisioni i Rithemelimit ka njoftuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar ditën e nesërme, Enkelejd Alibeaj ka thënë se nesër nuk ka mbledhje.

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes, ai tha se edhe grupit tjetër të deputetëve, duke nënkuptuar mbështetësit e Berishës do i jepet mundësia që të shprehë mendimin për presidentin e ri për çështjet që janë diskutuar në mbledhjen e sotme.

“36 deputet numëron grupi i PD, megjithatë edhe pse disa deputetë kishin impenjime të reja, por për interesin tuaj edhe për deputetët e tjerë, do t’iu ofrohet që të shprehin opinionin e tyre të shkruar për çështjet që u diskutuan sot. Në mbledhje u diskutua axhenda parlamentare dhe u diskutua edhe për presidentin e ri. I falënderoj kolegët e mi për përgjegjshmërinë, për të përballur këtë lloj procesi, një proces i rëndësishëm, që teston jo vetëm qasjen individualë, por edhe të PD. Lamë që në aspektin organizativ do të kemi një mbledhje tjetër ditën e hënë, do diskutojmë edhe me kryesinë e grupit, deputetëve iu kërkua që në lidhje me këtë proces të ofrojmë kriteret sipas të cilat ne PD, si e imagjinojnë ato, vlerat, profili, të marrim pjesë në proces, po jo fasadë, është detyrim ndaj zgjedhësve tanë. Këshilli Kombëtar i PD nuk kanë mbledhje nesër, nëse flisni për institucione paralele unë besoj se kjo, nuk është e udhës për këdo që flet me dashamirësi për demokratët nuk duhet të marrë veprime për ndarjen, por për bashkim real.” – tha Alibeaj.