Ballina Lajme “Alda Klosi m’i dha lekët vetë për t’i ruajtur”, dëshmia e pastrueses ...

“Alda Klosi m’i dha lekët vetë për t’i ruajtur”, dëshmia e pastrueses  prangos zyrtaren

1

Detaje të reja kanë dalë lidhur me arrestimin e Alda Klosit mbrëmjen e djeshme nën akuzën e pastrimit të parave. Bëhet me dije që ka qenë pastruesja Rozeta Dobi, ajo që ka folur në lidhje me origjinën e parave.

Opinion.al mëson se Alda Klosi është shoqëruar dje në orën 18:00 dhe është arrestuar në 22:30 nga policia. Duket se ka qenë dëshmia e Rozeta Dobit që ka çuar në pranga ish-zyrtaren.

Dobi ka deklaruar dje se paratë vinin që nga viti 2021 me çantë.

“Nuk kam dijeni kush i sillte, por paratë vinin në çantë. Në dhjetor 2022 Alda ngaqë kishte konflikte me burrin më kërkoi t’i ruaja. Ditën që i mora me çantë i mora nga kasaforta, pasi Alda nuk ishte në shtëpi. Më tha ajo vetë merri në kasafortë. Ngjarjen e vjedhjes e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin atë ditë nuk kam marrë lekë.”, ka thënë Rozeta Dobi.

Burimet e Opinion.al bëjnë me dije se mbi Alda Klosin rëndojnë tre akuza : për fshehje pasurie, pastrim parash, dhe për deklarim të rremë parash./Opinion.al