Ballina Vendi Alarmoi Greqinë, Policia e Shtetit arreston shqiptarin, përdhunoi një 34-vjeçare dhe tentoi...

Alarmoi Greqinë, Policia e Shtetit arreston shqiptarin, përdhunoi një 34-vjeçare dhe tentoi të përdhunonte një tjetër

1

Arrestohet një 45-vjeçar që kishte përdhunuar një 34-vjeçare në Paleo Faliro dhe tentoi të përdhunonte një tjetër 24-vjeçare në të njëjtën zonë. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Takis Theodorikakos.

“Muaji i mbarë. Pas një hetimi metodik dhe identifikimit të autorit dhe me bashkëpunim të shkëlqyer me organet e sigurisë shqiptare, autori i dyshuar i përdhunimit të gruas në Paleo Faliro ndodhet në prangat e policisë greke”, shkruan Takis Theodorikakos në postimin e tij në Twitter.

Sipas informacioneve, Takis Theodorikakos ka biseduar tre herë me homologun e tij shqiptar dje, të hënën (31/10), duke kërkuar që të intensifikohen procedurat për gjetjen dhe dorëzimin e 45-vjeçarit Spartak Dyrmishi tek autoritetet greke.

Sipas të njëjtave informacione, autoritetet shqiptare e kanë identifikuar 45-vjeçarin nga shenja e gishtit të celularit dhe pasi e kanë arrestuar në orën 2 të mëngjesit të sotëm dhe ia kanë dorëzuar efektivëve të ELAS-it.

45-vjeçari, i cili tashmë është transferuar në GADA, pritet të dërgohet në prokurori.

Mizor dhe i pamëshirshëm 45-vjeçari përdhunues me tatuazh ishte arratisur në Shqipëri për të shmangur arrestimin në Greqi kur kuptoi se ELAS kishte nisur një gjueti për arrestimin e tij.

Oficerët e policisë së Drejtorisë së Sigurimit të Athinës kishin konturuar plotësisht profilin e 45-vjeçarit si nga dëshmitë e dy viktimave të tij ashtu edhe nga kamerat e sigurisë të zonës ku ai operoi natën në fjalë.

Siç thanë të njëjtat burime, bëhet fjalë për një përdhunues të pamëshirshëm dhe të rrezikshëm, i cili gjashtë muaj më parë dyshohet se ka tentuar të abuzojë seksualisht me një grua tjetër.

Elementi që “gozhdoi” 45-vjeçarin ishte ADN-ja që la në makinën e 24-vjeçares, të cilën ai kishte tentuar ta përdhunonte në të njëjtën natë me atë në të cilën ai shpalosi instinktet e tij perverse seksuale ndaj 34-vjeçares.

Sipas informacioneve, 45-vjeçari nuk është i markuar, por dyshohet se ka problem me alkoolin, ndërsa nëna e tij me të cilën jetonte, pasi është i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve, rezulton të ketë qenë viktimë e dhunës në familje, pasi autori dyshohet se ka pasur shpërthime dhune ndaj saj.