Ballina Rajoni Alarme për bomba në 5 shkolla në Shkup, evakuohen nxënësit

Alarme për bomba në 5 shkolla në Shkup, evakuohen nxënësit

2

Autoritetet kanë raportuar se kanë marrë njoftim dhe është ngritur alarm për bombë në pesë shkolla në Shkup.

Nga Ministria e Brendshme bëhet me dije se pesë shkollat e Shkupit kanë marrë email kërcënues. Sipas e-maileve, janë vendosur bomba në godinat e shkollave.

“Sot (26.10.2022) në SPB Shkup është raportuar se në adresat e emailit në të pesë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim me bombë. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, policia ka ndërmarrë masa për evakuimin e sigurt në shkollat, ndërsa po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masat për zbardhjen e rastit”. Kështu thuhet në njoftimin e Ministrise se Puneve te Brendshme, raporton Telegrafi.