Ballina Trupi dhe shëndeti Alarmante! Uji me klor sjell sëmundje kancerogjene, dëme nervore apo të shikimit

Alarmante! Uji me klor sjell sëmundje kancerogjene, dëme nervore apo të shikimit

1

Uji është jetik për shëndetin tonë por nëse ai është i ndotur ose i kontaminuar mund të sjellë dëme në organizëm, sikurse edhe nga përdorimi i tij i jashtëm në lëkurë.

Ka ujë i cili edhe pse shitet i ambalazhuar mund të jetë i skaduar dhe ne shpeshherë e anashkalojmë këtë fakt.

Bilbil Daci, studiues për pastrimin dhe furnizimin me ujë, tregoi në emisionin GoodMorning Albanians  në Euronews Albania se klori i tepërt në ujë është shkaktar për sëmundje kancerogjene, dëme nervore dhe probleme të shikimit.

“Dëmet që sjell mbidoza e klorit në ujë janë të shumta që nga sëmundje kancerogjene, të sistemit imunitar, shikimin, sistemin nervor. Problemi më i tmerrshëm është që e dëmton shikimin që pa lindur, nëse nëna e konsumon, sidomos nëpërmjet gatimit. Efektin më të ashpër klori e ka kur e gatuan. Mbidoza e  klorit kalon nga një formë në një formë tjetër kimike më e fortë, pasi kur kalon në temperaturë bëhet akoma më i dëmshëm, bëhet me toksike se vetë lënda kimike e hedhur në ujë”, tha studiuesi.