Ballina Lifestyle & Showbiz Akuzohet prej vitesh për përd*hunim, përfundon gjyqi kundër Ronaldos. Ja vendimi i...

Akuzohet prej vitesh për përd*hunim, përfundon gjyqi kundër Ronaldos. Ja vendimi i Gjykatës!

1

Ka pëfunduar gjyqi i Kathryn Mayorga kundër Cristiano Ronaldos.

Ankesa e gruas, e cila akuzoi futbollistin për një sulm seksual, u refuzua nga gjyqtarja federale Jennifer Dorsey. Ajo e cilësoi gjyqin të parregullt, të kontaminuar sepse avokati i Mayorga, Leslie Stovall, i cili dyshohet se e bazoi gjyqin në dokumentet e vjedhura.

Informacionet e CR7 u zbuluan nga “Football Leaks” dhe dyshohet se avokati i gruas që ka hedhur në gjyq Ronaldon, i kishte nxjerrë.

Mayorga akuzoi Ronaldon se e kishte përdhunuar në vitin 2009, ndërsa më pas kishte marrë dhe një shumë mbi 300 mijë dollarë nga ai për të mos e çuar ngjarjen në gjykatë. Megjithatë, ajo e hapi gjyqin me pretendimin se në momentin kur kishte pranuar paratë nuk ishte mirë mendërisht.

Avokatët e lojtarit kanë pranuar se çifti është përfshirë në një marrëdhënie intime, por me dëshirën e të dyve dhe nuk ka pasur asnjë abuzim.