Ballina Lajme Akuzohet për vrasjen e Arian Gosës, gjykata lë në burg Habib Rexhën,...

Akuzohet për vrasjen e Arian Gosës, gjykata lë në burg Habib Rexhën, lirohet shoku i tij

0

Ka dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë Habib Rexha, i cili akuzohet për vrasjen e Arian Gosës, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në Kavajë.

Mësohet se togat e zeza kanë dhënë masën e sigurisë  “arrest me burg” për Rexhën ndërsa kanë liruar nga qelia shokun e tij.

Mësohet se Ervis Kurti është lënë në “Arrest shtëpie”. Ai dyshohet se e kishte ndihmuar Rexhën të largohej pasi kreu krimin e rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 21 maj, kur Arjan Gosa u qëllua me plumb në kokë në sy të babait të tij, me të cilin kishte dalë për të pirë një kafe në një lokal pranë shtëpisë së tij në Kavajë.

Motivi pse 31-vjeçari ka ndërmarrë këtë akt të rëndë dyshohet se është hakmarrja, pasi dy muaj më parë, vëllai i Gosës dhe vëllai i tij u konfliktuan me njëri-tjetrin në mes të Kavajës dhe të dy mbetën të vrarë.

Kujtojmë se disa ditë më parë Habib Rexha u vetëdorëzua në polici me vullnet të lirë dhe pas kërkesës së familjes./Opinion.al