Ballina Lajme Akuzohen për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, GJKKO lë në burg pesë...

Akuzohen për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, GJKKO lë në burg pesë të pandehurit

1

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” 5 personat e arrestuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Janë lënë në burg burg Genti (Kili) Ndërjaku, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija.

SPAK njoftoi mbi operacionin një ditë parë (20 janar), ku u kontrolluan 10 banesa në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 4 persona të tjerë, Julian Meçaj, Plaurent Dervishaj, Redjan Rraja dhe personi me inicialet A.Sh.

Sipas SPAK, atentati u organizua nga Redian Rraja dhe Ariol Halilaj, ndërsa personat e tjerë, të gjithë emra të njohur të botës së krimit, bashkëpunuan për sigurimin e mjeteve për kryerjen e atentatit.

Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë “vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “vjedhja”, më shumë se një herë, të kryera në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Si ndodhi atentati ndaj Arjan Ndojës

Ngjarja u regjistrua më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ndoja po lëvizte në automjet me Landi Muharremin, person me precedent penal, i njohur si i “forti i Sukthit”, dhe shoferin Andi Maloku. Nga të shtënat mbetën të plagosur Ndoja, Muharremi dhe Maloku, por fatkeqësisht ky i fundit nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital. 

/rtsh.al/