Ballina Lifestyle & Showbiz Aktorja fierake tregon se si është ngacmuar seksualisht: Kam humbur shumë...

Aktorja fierake tregon se si është ngacmuar seksualisht: Kam humbur shumë projekte!

1

Aktorja e humorit, Cubi Metkaj ka bërë një rrëfim pa doreza, teksa pohon se është ngacmuar seksualisht gjatë punës së saj për të fituar disa role.

Aktorja e ftuar në “Abc News” tha se ajo nuk i ka lejuar të vijojnë më tej këto ngacmime.

“Të themi “jo” do gënjej. Ne e dimë shmë mirë që edhe në botën e showbizit këto ndodhin, edhe në teatër sepse ndoshta edhe teatri nuk është edhe aq showbiz por që ndodhin. Ty të vjen regjisori me një propozim të caktuar dhe pastaj fillon me komplimentet, shkojnë më tej e më tej… Pastaj është edhe çështje e karakterit që deri ku e çon edhe deri ku e lejon. Unë nuk jam tip që e kam lejuar, kam thënë “stop” deri këtu. Ndoshta ka të bëjë me tipin tim, por që ndodh, mua më ka ndodhur. Unë nuk bëj pakt dhe marrëveshje me të tilla gjëra. Kam prishur shumë projekte pse duhet ta mohoj këtë gjë.”– tha aktorja.