Ballina Vendi Aksidentoi një të moshuar dhe tentoi të largohej, Drejtori i Policisë së...

Aksidentoi një të moshuar dhe tentoi të largohej, Drejtori i Policisë së Qarkut Elbasan, i vihet nga pas dhe e kap

1

Aksidenton të moshuarin dhe tenton të largohet, e kap vetë Drejtori i Policisë së Elbasanit.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mbrëmjes.

Një mjet tip ‘Skoda’ ka përplasur një të moshuar dhe është larguar.

Drejtori i Policisë së Qarkut Elbasan, Ardian Çipa, që ishte duke ndjekur operacionet e kontrollit që po zhvillohen në këtë qytet, i ka dhënë ndihmën të moshuarit, ndërkohë ka pikasur shoferin dhe ka njoftuar shërbimet e policisë. Shoferi ka parë një postbllok policie dhe ka tentuar të kthehet pas, por u vendos menjëherë në pranga.

Elbasani ka qenë një nga qytetet me kriminalitet të lartë, por me marrjen e detyrës nga z. Çipa është vendosur më shumë rend dhe qetësi. Ndërkohë zhvillohen rregullisht kontrolle nga policia për të kapur elementët kriminalë.