Ballina Vendi Aksident tragjik në Malin e Zi! Humbasin jetën tre persona!

Aksident tragjik në Malin e Zi! Humbasin jetën tre persona!

1

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik që ka ndodhur sot në rrugën kryesore Podgoricë-Cetinjë.

Sipas asaj që bën me dije “Vijesti”, kanë vdekur S.R (68 vjeç) dhe B.R. (63 vjeç) nga Herceg Novi dhe D.P. (36 vjeç) nga Podgorica, ndërsa një person tjetër është plagosur rëndë dhe është transportuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00 në vendin e quajtur Jankovića krš. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Tuareg” nga Podgorica dhe “Skoda” me targa të Herceg Novi.