tvkombi
tvkombi

Aksident në Vlorë, makina përplas këmbësoren, dërgohet në spital

Vendi

Publikuar ne:08:38 - 24/11/2022

Një 60-vjeçare ka mbetur e plagosur pasi u përplas nga një makinë në Vlorë.

Rreth orës 07:40, në bulevardin “Ismail Qemali”, në afërsi të poliklinikës, shtetasi E. K., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen E. A., rreth 60 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Ju sugjerojmë