Ballina Vendi Aksident në Vlorë, autobusi me 80 turistë përplaset me pemën

Aksident në Vlorë, autobusi me 80 turistë përplaset me pemën

1

Një aksident është shënuar ditën e sotme në Vlorë. Bëhet me dije se autobusi me 80 persona, është përplasur me pemën.

Mësohet se autobusi dykatësh kishte rreth 80 turistë, kur u mundua që të shmangte përplasjen me një kamion dhe u përplas me pemën.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa siç shihet është thyer xhami i parë.