tvkombi
tvkombi

Aksident në Tiranë-Durrës, kamioni shkatërron mbikalimin e këmbësorëve

Vendi

Publikuar ne:07:10 - 22/09/2022


Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës. Fatmirërisht nga aksidenti nuk ka patur  viktima. Sipas të dhënave nga policia, shtetasi M.N, duke drejtuar një kamion humbi kontrollin dhe u përplas me mbikalimin e këmbësorëve, duke e shkatërruar atë totalisht.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri shtetasi H. D, i cili ndodhet  në spital jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë, devijuan lëvizjen deri në pastrimin e plotë të rrugës. Aktualisht  qarkullimi i automjeteve  në autostradën Durrës-Tiranë-Durrës, vijon pa probleme.

Ju sugjerojmë