Ballina Vendi Aksident në ‘Rrugën e Kombit’. Makina bie në humnerë, humb jetën i...

Aksident në ‘Rrugën e Kombit’. Makina bie në humnerë, humb jetën i riu, plagoset rëndë shoku i tij

1

Tjetër aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja ka ndodhur në ‘Rrugën e Kombit’.

Një automjet tip Benz me dy të rinj nga Tropoja, po udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit, por në afërsi të fshatit Kolsh, drejtuesi mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar në greminë rreth 100 metra poshtë saj.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia që ka ndihmuar në transportin e tyre bashkë me zjarrfikësit, ndërsa autoambulanca i ka transportuar për në spitalin e Kukësit.

Një prej të rinjve ka humbur jetën, ndërsa tjetroi ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Kukësit.

Një tjetër aksident ndodhi në orët e para të mëngjesit ku humbi jetën një grua.