Ballina Vendi Aksident në “Qafë Muzinë”, përplasen 2 mjete, plagosen 4 persona

Aksident në “Qafë Muzinë”, përplasen 2 mjete, plagosen 4 persona

1
Gjirokaster

Aksident me katër të plagosur në Qafë Muzinë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 13:30, në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur “Qafë Muzinë”, ku automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin N. A., banues në Tiranë, është përplasur me automjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin E. F., banues në Gjirokastër.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit tip “Fiat” dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në këtë automjet, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.