Ballina Lajme Aksident në Pogradec, lëndohen 4 pasagjerët, mes tyre dy të mitur

Aksident në Pogradec, lëndohen 4 pasagjerët, mes tyre dy të mitur

1

Pogradec- Një aksident ka ndodhur pak më parë rreth orës 10:45, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Petrushë.

F. H., 32 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 4 pasagjerë në mjet, konkretisht shtetaset B. T. dhe I. R., si dhe dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Pogradecit.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. (noa.al/M.D)