Ballina Vendi Aksident në Lushnje/Plagosen rëndë cifti i të moshuarve

Aksident në Lushnje/Plagosen rëndë cifti i të moshuarve

1

Aksident në By-passin e autostradës në Lushnjë. Çifti i të moshuarve Arqile dhe Olimbi Gjini kanë mbetur të plagosur pasi mjeti me të cilin udhëtonin tip “Ford Fiesta” është përplasur me bordurën ndarëse të autostradës

Goditja ka qenë e fortë dhe për pasojë kanë pësuar dëmtime dhe janë plagosur rëndë Arqile e Olimbi Gjini, rreth 80 vjeç.

Me dy ambulanca janë transportuar me urgjencë për në spitalin e Lushnjës dhe janë nën kujdesin e mjekëve jashtme rrezikut për jetën. Policia në vendngjarje po punon për disiplinimin e trafikut për mos bllokimin e kahut të lëvizjes drejt Fierit