Ballina Lajme Aksident në Lushnje/Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Aksident në Lushnje/Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

2

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin Rrogozhinë-Lushnje. 3 persona kanë mbetur të plagosur pasi një mjet tip “Opel” ka dalë nga rruga. Mësohet se drejtuesja e mjetit bashkë me një çift të moshuarish po udhëtonin drejt Lushnjes. Në afërsi të rrethrrotullimit të Grabianit ka dalë nga rruga.

Një manovër e gabuar e shoferes ka bërë që makina të përplaset me një barrierë e më pas të përfundojë në kanal. Të tre të lënduarit janë në spitalin rajonal ku po u nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore. Ndërkohë policia në vendgjarje po merret me zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.