Ballina Lajme Aksident në Klos, drejtuesi i motorit gjendet i gjakosur në rrugë

Aksident në Klos, drejtuesi i motorit gjendet i gjakosur në rrugë

0

Një tjetër aksident i rëndë është shënuar në vend, ku pas përmbysjes së makinës në Lushnje, një person është aksidentuar me motor në Klos.

Burime bëjnë me dije se personi është gjetur nga disa kalimtarë i gjakosur në hyrje të qytetit, të cilët kanë njoftuar më pas policinë dhe ambulancën.

Mësohet se drejtuesi i motorit është transportuar drejt spitalit në gjendje të rëndë, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.